Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kokaina nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 7 anëtarët e grupit ‘Çopja’, 1 në arrest shtëpie
Gjykata e posaçme u ka komunikuar masat e sigurisë 9 të ndaluarve të operacionit të fundit të SPAK, ku goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së. Si pjesë e grupit vijojnë te jenë në kërkim edhe 6 persona të tjerë. Ka vetëm një ndryshim mase, Riza Çela, i cili nga arrest në burg në arrest shtëpie. *** Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga operacioni i kryer ditën e sotme në disa qytete, si Elbasan, Lushnjë, Durrës dhe Tiranë, që ka çuar në goditjen e grupeve kriminale që realizonin dërgesa shumë-tonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anversën. Në njoftim nënvizohet se organizata e strukturuar në formën e një...