Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të dyshuar për veprimtari kriminale, GJKKO nuk ndryshon masat e sigurisë për 10 persona
Gjykata e Posaçme vendosi të vazhdojë masat e sigurimit për disa persona të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar. GJKKO vendosi “arrest në burg” për Ervis Çelën, Albin Çelën, Petrit Lakatos, Renato Musaku, Gert Çermën, Marenglen Kamamin, Elidon Çelën dhe Ditjon Pepën. Zëvendësimi i “Arrest në burg” me “Arrest në shtëpi” për Riza Çelën, i cili do të ketë disa kushte, si të mos largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me të tjerë përveç familjarëve. Ndërkohë që Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa duhet të paraqiten në policinë gjyqësore. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e nevojave të sigurimit, në respektim të nenit...