SYRI TV/ Turizmi në Velipojë, pushuesit të pakënaqur: Çmime janë të larta, problem është dhe pastërtia në plazh

SYRI TV/ Turizmi në Velipojë, pushuesit të pakënaqur: Çmime janë të larta, problem është dhe pastërtia në plazh

Dhe pse tashmë sezoni veror ka nisur prej kohësh, pushuesit ngelen të pakënaqur. Pushuesit kosovarë, besnik të plazhit të Velipojës, duket se këtë vit përveç çmimeve të larta, kanë hasur në një tjetër problem, papastërtinë në plazh. Apeli I tyre është për më shumë angazhim nga pushteti lokal, gjatë sezonit turistik. Syri TV Rritja e çmimeve dhe problematika e pastërtisë mbeten shqetësimet kryesore në plazhin e Velipojës në këtë sezon veror. Një gjë e tillë pranohet nga vetë pushuesit e shumtë në këtë plazh. Pushuesit kërkojnë më shumë angazhim nga pushteti lokal përsa i përket pastrimit të territorit. Edhe këtë sezon veror vihet re një numër i lartë pushuesish në Velipojë, ku më të shumtë janë shqiptarët e Kosovës.