Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“A mund të na tregoni si vdiq?”, Salah kritikon UEFA-n për “Pelen palestinez”
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka kritikuar publikisht UEFA-n që nuk ka treguar se si vdiq futbollisti i njohur si “Pele palestinez”. Suleiman al-Obeid, 41-vjeçar, u vra të mërkurën në Gaza, kur forcat izraelite sulmuan qytetarët që po prisnin për ndihma, sipas Federatës së Futbollit të Palestinës. “Lamtumirë Suleiman al-Obeid, ‘Pele palestinez’”, ka shkruar UEFA të premten në X. “Një talent që dha shpresë për fëmijë të shumtë, edhe në kohët më të errëta”. E Salah iu përgjigj këtij postimi. “A mund të na tregoni si vdiq, ku dhe pse?” Futbollisti i Liverpoolit dhe Egjiptit në vazhdimësi ka ngritur zërin në mbështetje të popullit në Gaza. Para dy vjetësh, ai dhuroi edhe mjete në Kryqin e Kuq për të ndihmuar në rajon. Obeid kishte luajtur...