Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!
Prej dy ditësh, televizioni News24 ndodhet pas sinjal, për shkak se iu ndërpre nga Qeveria, pasi në godinën ku ndodhej televizioni zbarkoi policia dhe ushtria, duke mos lejuar punonjëlsit të futen brenda. Godinën e mori nën administrim shoqëria shtetërore KAYO, e drejtuar nga Ardi Veliu, e cila do të prodhojë armë. Këtë akt, opozita, aktivistë dhe organizata të mediave e kanë konsideruar si një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë. Nisur nga kjo situatë, Asosacioni i Gazetarëve shqiptarë ka paralajmëruar ditën e nesërme mbajtjen e një proteste, në orën 12:00, para godinës së Fokus Media Group, e cila përfshin televizionin News24. Po ashtu, i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe...