Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Ku ngatërrohet rasti i News 24 me lirinë e medias?!

Nga Denis Dyrnjaja Ngatërrohet me qëllim, pa dashje apo pa dije kjo puna e lirisë se medias. Sot nuk është një ditë e mirë për gazetarinë në veçanti dhe për lirinë e fjalës në përgjegjësi. E them këtë kokluzion, por nuk jam i bindur plotësisht nëse gjithçka lidhet me censurën, sikurse pretendohet nga aktorë e faktorë të ndryshëm dhe veçanërisht kolegët dhe punonjësit e News 24. Por për fat të keq ata nuk janë shkaku, por pasoja në këtë rast, janë dëm kolateral si të thuash. Nëse do duhej të ishim realistë, duhet të themi të vërtetën si është. News 24 është një TV që ka patur qëndrime të caktuara editoriale, kryesisht ne të drejtën e tij dhe çdo medieje. Ndër vite këto qëndrime kanë...