Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Policia në Himarë shpëton tre turistë të huaj të bllokuar në plazhin e Akuariumit
Shërbimet e Policisë së Himarës kanë ndërhyrë mbrëmjen e sotme për t’i ardhur në ndihmë tre turistëve të huaj, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit. Pas marrjes së njoftimit, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi kërkimet në terren. Turistët u lokalizuan shpejt dhe u nxorën nga zona ku kishin mbetur të bllokuar. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën të ditur se strukturat e saj vijojnë të jenë të pranishme 24 orë në 7 ditë, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrje...