Melania Trump, rikthimi “i padukshëm” dhe pëshpëritjet që ndikojnë te presidenti amerikan

Melania Trump, rikthimi “i padukshëm” dhe pëshpëritjet që ndikojnë te presidenti amerikan

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Tani edhe strategët e qeverisë britanike, parashikuesit dhe interpretuesit politikë të tyre, të ngarkuar për të kuptuar dëshirat dhe lëvizjet e njeriut më të fuqishëm në botë janë të bindur: influencuesja që ka më shumë ndikim tek Donald Trump është Melania. Pikërisht ajo, gruaja e heshtur, pothuajse gjithmonë e munguar, që gjatë pesë muajve të parë të presidencës, sipas disa zërave, thuhet se kaloi vetëm një natë në Shtëpinë e Bardhë, duke preferuar të qëndrojë në Nju Jork dhe të merret me jetën e saj, duke u kujdesur për të birin, Barron. Melania europiane, 55 vjeç, zonja e dytë e parë katolike në Shtëpinë e Bardhë pas Jacqueline Kennedy dhe ndoshta e vetmja e lindur (në Slloveni)...