Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për 10 të arrestuarit të dyshuar për veprimtari kriminale
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendim për vijimin e masave të sigurimit ndaj 10 personave të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtari Erjon Bani, erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të sigurimit, në bazë të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas vendimit nr. 84, datë 10.08.2025: Arrest në burg do të vijojë për: Ervis Çela, Albin Çela (alias Defrim Çela), Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani), Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela. Arrest në shtëpi është vendosur për Riza Çelën, i cili nuk lejohet të largohet nga banesa dhe...