Grenell: Trump i angazhuar për Kosovën, fokus te zhvillimi ekonomik

Grenell: Trump i angazhuar për Kosovën, fokus te zhvillimi ekonomik

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka zbuluar planet e administratës së tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës, duke theksuar se qasja do të jetë “hap pas hapi” dhe me fokus te zhvillimi ekonomik.Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Grenell u shpreh se angazhimi për Kosovën është i plotë, por prioriteti kryesor mbetet nxitja e rritjes ekonomike.“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi,” tha ai.I pyetur nëse ekziston mundësia për t’u rikthyer në temat e mëparshme si korrigjimi i kufijve, Grenell e përjashtoi kategorikisht këtë opsion.“Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Ne gjithmonë jemi...