Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rekord vizitash në Butrint! Në shtatë muaj, 150 mijë vizitorë në parkun më të famshëm arkeologjik të Shqipërisë
Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një rekord të ri vizitueshmërie për vitin 2025. Vetëm gjatë muajit korrik parku është vizituar nga 44,555 vizitorë, duke e çuar totalin e 7 mujorit në mbi 150,000 vizitorë. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e parkut, kjo përfaqëson një rritje me 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Drejtoresha e parkut, Jorida Muho, konfirmon gjithashtu se të ardhurat kanë pësuar një rritje të ndjeshme. “Në korrik të këtij viti kemi arkëtuar 165% më shumë të ardhura sesa në korrik të vitit 2024, për një total prej 1.5 milionë eurosh.” Fundjavat janë ditët më të ngarkuara për parkun, me radhë të gjata në hyrje. Guidat e parkut vërejnë se përveç vizitorëve nga vendi, numrin më të...