Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga Komani në Ksamil, “Siguria Detare”, bllokon 34 mjete lundruese, konfirmon 19 persona të shpëtuar
Policia e Shtetit bëri të ditur sot se po vijon operacioni “Siguria Detare”, me kontrolle të shtuara nga Ksamili, në Velipojë dhe në gjithë hapësirat ujore të vendit. Si rezultat, janë bllokuar 34 mjete lundruese, nga të cilat 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Sipas Policisë, drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative deri në 100 mijë lekë. Përgjatë një jave janë kontrolluar gjithsej 473 mjete. Në 8 raste Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar 19 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve në mjete. Po ashtu, në bashkëpunim me autoritetet greke, është bllokuar një gomone e vjedhur në Kanalin e Vivarit, pranë Butrintit, duke vijuar hetimet për autorët. Policia apelon për respektimin...