Ministria e Ekonomisë reagon për mbylljen e News 24: Hysenbelliu ka pasur dy kontrata qiraje me të njëjtin autoritet. Gjykata ka prishur vetëm njërën nga këto kontrata

Ministria e Ekonomisë reagon për mbylljen e News 24: Hysenbelliu ka pasur dy kontrata qiraje me të njëjtin autoritet. Gjykata ka prishur vetëm njërën nga këto kontrata

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku ushtrojnë aktivitetin televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare. MEKI sqaron përmes një deklarate për mediat çështjen e pronësisë dhe kontratës së qerasë për ambientet në të cilat ushtron aktivitetin e tij grupi mediatik në fjalë. Ministria rrëzon pretendimet e grupit mediatik “Focus Group” se për ambientet në fjalë posedojnë një kontratë qiraje që afat përfundimtar ka vitin 2033 dhe nënvizon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave. Deklarata e plotë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në...