Pushuesit zgjedhin Velipojën, vlerësojnë hapësirat publike, pastërtinë dhe çmimet

Pushuesit zgjedhin Velipojën, vlerësojnë hapësirat publike, pastërtinë dhe çmimet

Çmimet konkurruese, pastërtia dhe cilësia e ujit e rërës janë disa prej arsyeve që këtë vit, Velipoja po frekuentohet masivisht. Pushuesit tregojnë që ky plazh ofron qetësinë e duhur por pa abuzuar me çmimet. “Vij me familje rregullisht, kushtet nuk janë të këqija. Jemi të kënaqur me Velipojën. Çmimet janë të arsyeshme”, shprehen turistët. Hapësirat publike të shtuara kanë krijuar alternative për të gjithë pushuesit. Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të rritur aksesin publik në plazh, duke vendosur 34 parcela publike përgjatë vijës bregdetare. Që në muajin qershor, Velipoja ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve dhe të rezervimeve në sektorin e hotelerisë. Ndërsa gushti ka shënuar edhe kulmin e frekuentimit duke e bërë kështu Velipojën si zgjedhje...