Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kukësi nderon Havzi Nelën në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist
Më 10 gusht, në qytetin e Kukësit, u përkujtua figura e disidentit dhe poetit të lirisë, Havzi Nela, në 37-vjetorin e ekzekutimit të tij nga regjimi komunist. Më 10 gusht të vitit 1988, Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Axhensia” të Kukësit, një akt barbar që tronditi gjithë opinionin publik dhe mbeti një nga dëshmitë më të rënda të diktaturës komuniste në Shqipëri. Në nder të tij, sot Partia Demokratike, dega Kukës, në bashkëpunim me familjarë dhe ish-të përndjekur politik, vendosën kurora me lule pranë memorialit të poetit. Ceremonia përkujtimore ishte një akt simbolik për të mos harruar të kaluarën dhe për të nderuar ata që sakrifikuan për fjalën e lirë dhe demokracinë. Në këtë përvjetor të dhimbshëm, foli edhe Lavdie Nela, bashkëshortja e...