Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Bllokohen 34 mjete lundruese, shpëtohen 19 persona që u rrezikohej jeta në det
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po kryejnë monitorim intensiv me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve, nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë. Gjithashtu, 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, pranë grykëderdhjes së kanalit të Butrintit, një gomone e vjedhur në zonën Plataria–Igumenicë, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po kryejnë kontrolle intensive në hapësirën detare...