Detajet e garancisë për fermerët: Afati i shlyerjes së kredisë nga 3 deri në 5 vjet

Detajet e garancisë për fermerët: Afati i shlyerjes së kredisë nga 3 deri në 5 vjet

Qeveria ka vënë në dispozicion 3 miliardë lekë në formën e garancisë sovrane, që synon të ofrojë mundësi për fermerët të cilët marrin kredi me kushte të favorshme për investime në bujqësi. Shuma maksimale e kredisë që mund të përfitojë një huamarrës është 25 milionë lekë, me një normë interesi të favorshme deri në 2% dhe me afat shlyerjeje nga 3 deri në 5 vite. Qeveria do të jetë garante për 70% të huasë, por jo për interesat dhe penalitetet. “Kjo është një tentativë për ta nxitur kreditimin në bujqësi, por unë them që nuk është i mjaftueshëm, sepse krahas garancisë sovrane, është e rëndësishme që të kombinohet edhe me mekanizma të tjerë. Nga njëra anë është tregu dhe lënia e fermerit në marrëdhënie me...