Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shiste kokainë në plazhin e Livadhit, arrestohet i riu
Në kuadër të masave të intensifikuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në zonat bregdetare të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night Strike”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, dhe çoi në arrestimin në flagrancë të një 28-vjeçari, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit. Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi...