Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Salah kritikon UEFA-n për homazhin ndaj futbollistit palestinez të vrarë: Na tregoni si vdiq, ku dhe pse?
                            Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka kritikuar UEFA-n për mënyrën se si i bëri homazh futbollistit të ndjerë palestinez, Suleiman al-Obeid, i njohur si “Peleja palestinez“, pasi organizata europiane e futbollit nuk përmendi rrethanat e vrasjes së tij këtë javë. Federata Palestinase e Futbollit tha se Al-Obeid, 41 vjeç, u vra nga një sulm izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihma humanitare në Rripin jugor të Gazës, të mërkurën. Në një postim të shkurtër në platformën X, UEFA e quajti ish-lojtarin e kombëtares palestineze “një talent që i dha shpresë mijëra fëmijëve, edhe në kohët më të errëta”. Salah reagoi të shtunën duke shkruar: “A mund të na tregoni se si vdiq, ku dhe pse?” Duke folur për Al Jazeera, Bassil Mikdadi, themeluesi i faqes Football Palestine, tha se...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   