Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pagesa e mirëmbajtjes me detyrim/ Gjobë për ata që refuzojnë të bashkëpunojnë ose nuk paguajnë
Ligji i ri për administrimin e ambienteve të përbashkëta në pallatet shumëkatëshe parashikon që çdo banor të kontribuojë financiarisht për mirëmbajtjen e godinës, përmes pagesave mujore të detyrueshme. Megjithatë erkspertët thonë se për personat e moshës së tretë, që shpesh kanë të ardhura të kufizuara, kërkohet një qasje më e kujdesshme. Ekspertët theksojnë nevojën për tolerancë dhe mirëkuptim nga ana e administratorëve, duke propozuar modele fleksibël pagesash apo mbështetje shtesë për këtë kategori. Tashmë, çdo shkallë, ashensor, tarracë, oborr apo garazh do të jetë pjesë e dokumentacionit zyrtar si pasuri e përbashkët. Çdo pallat do të ketë një administrator të certifikuar, i cili do të mbledhë pagesat mujore do të kujdeset për mirëmbajtjen dhe do të raportojë një herë në vit për të gjitha shpenzimet....