Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari
Një natë dramatike ka mbajtur në ankth banorët e disa fshatrave në territorin e Finiqit, ku vatrat e zjarrit, të shtyra nga era e fuqishme, u përhapën me shpejtësi në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Forca të shumta nga bashkitë Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 trupa të Forcave të Armatosura, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të frenuar flakët. Për shkak të rrezikut, u krye evakuimi i banorëve në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme për asistencë mjekësore. Në fshatin Krongj, zjarri ka djegur 1 shtëpi dhe kishën e fshatit, ndërkohë që banorët janë evakuuar për arsye sigurie. Më e rëndë paraqitet gjendja në Livinë dhe Velahovë....