SYRI TV/ Rama: Duhet shkundje si te bashkitë, do ketë shkarkime dhe në IMT

SYRI TV/ Rama: Duhet shkundje si te bashkitë, do ketë shkarkime dhe në IMT

  Kryeministri Edi Rama u mundua të justifikojë sërish aksionin për lirimin e hapësirave publike, nga shtesat pa leje që janë ndërtuar dhe lejuar gjatë qeverisjes së tij. Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi miratimin e një rregulloreje për vendosjen e kufijve në hapësirat publike, ndërsa mori sërish kompetenca të pushtetit vendor, duke folur për një tjetër valë shkarkimesh në IMT dhe policitë bashkiake. Rama shmangu komentet për këto prishje që ndikuan në dëmtimin e sezonit turistik, duke thënë se për këtë çështje do të flasë në shtator. Ndërkohë që shtesat pa leje janë bërë nën hundën e tij dhe të institucioneve në varësi të tij, kryeministri Edi Rama i ndërpreu pushimet, duke u përpjekur t’i mbushë mendjen opinionit publik se e...