38 vatra zjarri në 24 orë, të huajt që po kontrollojnë flakët tona

38 vatra zjarri në 24 orë, të huajt që po kontrollojnë flakët tona

Ministria e Mbrojtjes në raportimin e saj të përditshëm tashmë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në vendin tonë, 7 prej të cilave janë ende aktive. Situata më e rënduar është në Finiq aty ku 51 familje në Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut që flakët sollën. Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj. Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer dhe për këtë arsye për shuarjen e tyre po ndihmojnë dhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair. Po ashtu vijojnë të...