Plotësonte “nevojat” e pushuesve për drogë, kapet shpërndarësi në Livadh

Plotësonte “nevojat” e pushuesve për drogë, kapet shpërndarësi në Livadh

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës. Personi i arrestuar është shtetasi M.P. nga Elbasanit, të cilit iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, e ndarë në doza, gati për t’u shitur. Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.