Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Havzi Nela, poeti shqiptar të cilin e varën midis qyteti, por la poezinë më prekëse
10 gushti i këtij viti shënon 37-vjetorin e vdekjes së poetit të njohur shqiptar, Havzi Nela. Poet ky, i cili ra viktimë e diktaturës komuniste në Shqipëri, duke u varur midis qytetit, shkruan KultPlus. Havzi Nela padyshim mund të konsiderohet si ndër të paktët shkrimtarë disidentë që ka pas Shqipëria e periudhës komuniste. E gjithë jeta e tij ka kaluar mes peripecirash të panumërta, midis burgut, internimeve, arratisjen për një kohë të shkurtër në Kosovë nën ish-Jugosllavi, kapjes nga policia jugosllave dhe rikthimit në burgjet komuniste në Shqipëri, dhe në fund dënimi me varje në mes të qytetit të Kukësit. Por, pavarësisht të gjithave, poeti shpirtlirë i “brezit të humbur” të periudhës së zezë komuniste shqiptare, asnjëherë nuk iu nënshtrua këtij regjimi, dhe e luftoi...