Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Korçë
Një 40 vjeçar është arrestuar nga blutë e Korçës pasi akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Besmir Mollanji u kap në afërsi të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, i cili po transportonte kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person emigrantë nga Egjipti, duke u premtuar kalimin dhe transportin drejt destinacionit final, që ishte shteti Italian. Sekuestrohen 1 automjet, një shumë parash dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: B. M.,...