Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije se i arrestuari ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhje të tjera të kryera më parë. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, u finalizua operacioni policor i koduar “Sendet”. Në kuadër të operacionit, u bë kapja e shtetasit në kërkim I. B., 42 vjeç, banues në Manzë,...