Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I shpallur në kërkim nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia
Një person i arrestuar jashtë vendit, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar në vendin tonë. Policia e Shtetit bën me dije se është ekstraduar nga Italia Edison Cukaj alias Edison Gjoka, i cili akuzohet për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Shtetasi Edison Cukaj alias Edison Gjoka, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi Edison Cukaj alias Edison Gjoka, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.