Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidentoi policin te vijat e bardha në Shkodër, nis hetimi ndaj 61-vjeçarit
Ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj një 61-vjeçari që aksidentoi ditën e djeshme një punonjës policie te vijat e bardha. Punonjësi i policisë P.K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin. Si...