Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pija më e mirë për hidratim dhe lëkurë që shkëlqen (nuk është uji)
Të gjithë e dimë tashmë: pirja e mjaftueshme e ujit është një hap bazë (dhe i pazëvendësueshëm) për një lëkurë të hidratuar dhe të shëndetshme. Por, sipas një studimi të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, ekziston një pije tjetër, që shumica prej nesh e kemi në frigorifer dhe që hidraton edhe më mirë se uji: qumështi! Dermatologia Dr. Hannah Kopelman, shpjegon se qumështi është veçanërisht efektiv si burim hidratimi falë përbërjes së tij ushqyese. Ai përmban elektrolite si kaliumi dhe natriumi, karbohidrate dhe proteina, që ndihmojnë trupin të mbajë më gjatë lëngjet. Kjo do të thotë se lëngjet nuk largohen menjëherë nga stomaku, duke i dhënë trupit kohë më të gjatë për t’i përthithur, më mirë sesa me ujin e zakonshëm. Përveç hidratimit,...