Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kursi i trajnerit për licencën UEFA C për zonën e Elbasanit nis më 23 shtator, FSHF hap regjistrimet
Federata e Futbollit në bashkëpunim e UEFA do të zhvillojë kursin e radhës të licencës UEFA C për zonën e Elbasanit, që nis më 23 shtator. Kursi do të jetë i shtrirë në 3 muaj dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor, ku të gjithë studentët nga Elbasani, Rrogozhina, Librazhi, Peqini, Gramshi dhe Cërriku mund të regjistrohen. Pjesë e kursit UEFA C mund të bëhen ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë. Për t’u regjistruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme: a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit b) Të keni përfunduar shkollën e mesme c) Të paraqisni një...