Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I kërkuar nga SPAK, ekstradohet nga Italia Edison Cukaj, ja akuzat mbi të
Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai është 32-vjeçari Edison Cukaj, por që njihet dhe me emrin Edison Gjoka. Policia thotë se ekstradimi i tij u bë i mundur në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës. 32-vjecari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se ky shtetas u zbulua në kuadër të operacionit të SPAK ”Ura” pasi ka ndikuar te polici...