Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë
Banorët e fshatit Zvezdë janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të diele (10 gusht). Protesta lidhet me implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm. Projekti sipas tyre, ka 2 javë që ka nisur punimet, por që në fillimet e tij duket cilësia e dobët e punimeve. Pas 30 vitesh mungese të ujit, banorët shprehin shqetësimin se mund të kenë sërish probleme sa i përket furnizimit. Ata kërkojnë të njihen me projektin si komunitet dhe depozita të bëhet në fshatin Zvezdë pasi ky fshat ka burime të bollshme për furnizimin me ujë dhe jo në fshatin Burimas atje ku është planifikuar në projekt.