U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona, gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Shpat Kasapi ishte ftuar të këndonte në një dasmë, por vonesa e tij u bë shkak që ahengu të kthehej në një skenë dhune. Së fundmi këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale pas shqetësimit të fansave të tij, ku shprehet se është mirë me shendët dhe se gjithçka ishte një keqkuptim me dasmorët, pa treguar më shumë detaje. “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë zotit ju lutem mos e egzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”. Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia, e cila tha se të lënduar nga ky incident mbetën...