Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

Këtë të diel kryeministri Edi Rama, ka folur nga “Fecebook” për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Duke iu përgjigjur pyetjeve që përzgjedh gjatë komunikimit, Rama tha se nuk bëhet fjalë për një sulm ndaj njësive tregtare, por rikthimin e ligjshmërisë. Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi përsëri se do të krijohet një rregullore e re për ndërtimet. “Bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i çmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë për. Do  të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kapërcyer kufirin që është i komunitetit. Në...