Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Nuk është sulm ndaj bizneseve”, Rama për lirimin e hapësirave publike: Po përgatisim një rregullore kombëtare, do të zgjasë 4 vite
Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi live në Facebook, ka folur mbi aksionin në vijim për lirimin e hapësirave publike, duke iu përgjigjur kritikave se ndërhyrjet përbëjnë një goditje ndaj bizneseve. “Bëhet fjalë për struktura të çmontueshme dhe në shumicën e rasteve ka mirëkuptim nga ana e sipërmarrësve. Po i çmontojnë vetë. Ka dhe përjashtime, por ky nuk është një sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës,” tha Rama. Ai theksoi se qeveria është duke përgatitur një rregullore kombëtare që do të përcaktojë qartë kufijtë dhe hapësirat që mund të përdoren, duke respektuar interesin e komunitetit. “Do të ketë hapësirë për të gjitha njësitë tregtare, por pa kapërcyer kufirin që u përket qytetarëve,” tha ai. Rama u ndal edhe te roli i teknologjisë në këtë proces. “Shqipëria ka...