Flakët dalin jashtë kontrollit në Finiq, nën monitorim Parku Natyror “Syri i Kaltër”

Flakët dalin jashtë kontrollit në Finiq, nën monitorim Parku Natyror “Syri i Kaltër”

Një hidroplan i specializuar dhe disa helikopterë zjarrfikës po operojnë aktualisht mbi zonat e prekura nga zjarret në Bashkinë Finiq, duke mbështetur njësitë tokësore në përpjekjet për shuarjen e flakëve. Mjetet ajrore kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat aktive, me prioritet mbrojtjen e zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore. Vatrat e zjarrit janë përqendruar kryesisht nga fshati Krongj deri në Dhrovjan, ku forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencave civile po punojnë në koordinim për izolimin e tyre. Një tjetër vatër u shfaq sot në mëngjes pranë fshatit Krane. Në qytetin e Sarandës, megjithëse larg zjarreve, vërehen re hiri dhe shtresë e dendur tymi, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit. Rruga nacionale e Muzinë-Jergucat është e bllokuar për qarkullim, për shkak të afërsisë...