Vizat amerikane, çfarë ndryshon nga 2 shtatori/ Shtrëngohen kriteret, kategoritë që përjashtohen nga intervista

Vizat amerikane, çfarë ndryshon nga 2 shtatori/ Shtrëngohen kriteret, kategoritë që përjashtohen nga intervista

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese – përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim – do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë...