Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat e banorëve
Një vatër e madhe zjarri është përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e zonës. Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë të pamundur fikjen e tyre nga toka. Menjëherë është kërkuar ndërhyrja nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit për të vënë situatën nën kontroll. Forcat zjarrfikëse dhe banorët vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.