Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

Disa vatra zjarri kanë përfshirë zonën e Finiqit. Flakët, të favorizuara nga era e fortë kanë rrezikuar banesa, biznese dhe objekte strategjike mes fshatrave Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat zjarrfikëse të bashkive përreth, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ndërhynë gjatë gjithë natës për të përballuar situatën. Janë kryer evakuime të përkohshme, është garantuar mbrojtja e popullatës dhe objekteve, ndërsa në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion i suksesshëm për të shpëtuar Hidrocentralin e Bistricës nga përhapja e flakëve. Ndërhyrjet në terren dhe nga ajri pritet të vijojnë, ndërkohë që qarkullimi në aksin Muzinë – Bistricë mbetet i kufizuar për arsye sigurie. “Natë tepër sfiduese në Finiq...