Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kaos në Kapshticë/ Dogana greke redukton sportelet, mijëra emigrantë presin në radhë kilometrike në temperatura ekstreme…
Pika kufitare e Kapshticës është rikthyer sërish në një skenë tensioni dhe pritjesh të gjata, me radhë kilometrike që kanë arritur mbi 2 kilometra gjatë ditëve të fundit. Mijëra emigrantë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë detyruar të kalojnë orë të tëra në radhë për shkak të mungesës së stafit dhe funksionimit me sportele të reduktuara nga pala greke në pikën kufitare të Krystallopigi-t. Në vetëm 5 ditë, më shumë se 37 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare një fluks i zakonshëm për muajin gusht, kur emigrantët rikthehen në atdhe për pushime. Por, ashtu si çdo vit, pala greke duket e papërgatitur për të përballuar fluksin, duke krijuar situata të padurueshme për udhëtarët, shumë prej të cilëve mbeten të bllokuar...