Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ishin bllokuar në shkëmbinjtë e plazhit të Akuariumit, policia shpëton 3 turistë e huaj
Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë në Himarë kanë ardhur në ndihmë të tre turistëve të huaj të bllokuar në një zonë të vështirë shkëmbore pranë plazhit të Akuariumit. Pas marrjes së njoftimit për turistët e bllokuar, patrulla e rendit në zonën e Jalës u nis menjëherë drejt vendit ku kërkohej ndihma. Pas kërkimeve në terren, policia arriti të lokalizojë dhe të nxjerrë nga shkëmbinjtë personat në vështirësi. Të tre turistët ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan policinë për ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionalizmin.