Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Natë sfiduese në Finiq, forcat zjarrfikëse dhe ushtria përballen me flakët, evakuohen banorët e disa fshatrave
Një natë e gjatë dhe sfiduese është regjistruar në zonën e Finiqit, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 mjete zjarrfikëse dhe 70 efektivë të Forcave të Armatosura, kanë luftuar pa ndërprerje me disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë. Flakët janë përhapur në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Për shkak të rrezikut, është kryer evakuimi i përkohshëm i banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa janë marrë masa për të ofruar asistencë mjekësore për personat e moshuar. Në orët e para të mëngjesit, është zhvilluar një operacion për të ndaluar përhapjen e flakëve që kërcënonin Hidrocentralin e Bistricës. Në zonë pritet të ndërhyhet edhe nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të zjarrit. Autoritetet...