Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dhunohet në një dasëm në Kosovë këngëtari Shpat Kasapi
Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është shndërruar në skenë dhune, ku mes të lënduarve kanë qenë edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi. Sipas burimeve të portalit kosovar Sinjali, dy vëllezërit, përkatësisht rreth 40 dhe 47 vjeç, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj, 62 vjeç, Bledar Kicaj, 36 vjeç dhe Blerim Kicaj, 29 vjeç. Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion si autorët e dyshuar ashtu edhe të lënduarit, për marrje në pyetje. Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Mediat kosovare raportojnë se sherri ka nisur pasi...