Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Berisha te Dinamo, presidenti Bardhi i buzëqeshur
Futbollisti i përfaqësueses Dardane zbarkon te Dinamo Siti, rrit rendimentin në repartin e avancuar Bernard Berisha rikthehet në futbollin shqiptar. Për të luajtur me Dinamon e Ilir Dajës me të cilin ka punuar te Besa dhe Skënderbeu. Tashmë 33 vjeç shtatshkurtëri i dalluar për teknikë dhe shpejtësi pritet të ndihmojë blutë në fazën sulmuese. Aty kur largimet e Mandelës dhe Zabërgjës kanë krijuar boshllëk. Berisha vitet e fundit është aktivizuar në kampionatin rus me Anzhi, Terek Grozni dhe Akhmat Grozni. Njoftimi i klubit Dinamo City Bernard Berisha vishet blu! Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu. Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te...