ZYRTARE/ Dinamo zbulon surprizën e madhe në merkato, sjell në Superiore lojtarin me përvojë ndërkombëtare

ZYRTARE/ Dinamo zbulon surprizën e madhe në merkato, sjell në Superiore lojtarin me përvojë ndërkombëtare

Bernard Berisha rikthehet në “Abissnet Superiore”. Dinamoja ka prezantuar goditjen e madhe në merkato. Klubi dinamovit ka njoftuar sportdashësit përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka arritur marrëveshjen me Berishën. Ky i fundit është një vlerë e shtuar për Dinamon, teksa vjen në Superiore me një përvojë të madhe si në Rusi, ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës. “Bernard Berisha vishet blu! Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu. Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi. Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e...