Rrezikoi policë dhe udhëtarë nga shpejtësia me automjet, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Rrezikoi policë dhe udhëtarë nga shpejtësia me automjet, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi skëterrë nga policia në Terni të Italisë, duke rrezikuar jetët e udhëtarëve dhe oficerëve në aksion. Edhe pse nuk kishte asgjë të dyshuar në makinë, ai vijoi aventurën e tij, duke shkaktuar edhe një aksident. Udhëtimi i 30-vjeçarit përfundoi vetëm pas rreth 60 km dhe mbi gjysmë ore me shpejtësi të lartë, gjatë së cilës një parakalim në drejtim të gabuar në Via Lucania shkaktoi një përplasje me një makinë tjetër, për fat të mirë pa lëndime serioze. Ndjekja e gjatë që përfshiu rrugët e periferive të Ternit dhe zonën e Rietit, duke rrezikuar sigurinë rrugore, por që përfundoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar. I dyshuari, një 30-vjeçar, u kap pas një sërë manovrash të...