Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vetëm 13.4% e shoferëve rifitojnë lejen e drejtimit pas shkeljeve, ja çfarë thonë statistikat e DPSHTRR-së
Statistikat e fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë një panoramë shqetësuese: vetëm 13.4% e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u është hequr patenta për shkelje të rënda, po arrijnë ta rifitojnë atë. Kjo shifër, e cila i referohet periudhës qershor 2022 qershor 2025, ngre pikëpyetje serioze mbi aftësitë dhe ndërgjegjësimin e shoferëve. Nga gjithsej 2,329 persona që u riregjistruan në autoshkolla pas humbjes së pikëve, vetëm 314 kanë arritur të kalojnë me sukses testet teorike dhe praktike. Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti, thotë se arsyet pse shumë prej tyre nuk arrijnë t’i marrin janë të shumta. “Ose nuk i kanë ditur asnjëherë rregullat e qarkullimit dhe e kanë marrë patentën në mënyrë të padrejtë, pro edhe vetë...