Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar 19% e nxënësve, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit

Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar 19% e nxënësve, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është më i larti në 25 vitet e fundit duke e konsideruar këtë një arritje historike. Sipas Gonxhes, “19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në Arsimin Profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit”. “Falë reformave të Qeverisë: investime moderne, laboratorë të pajisur, staf mësimdhënës të kualifikuar profile të reja dhe arsimin dual, rezultatet janë të prekshme, në rrugën drejt objektivit 1 në 3 nxënës në 2030”, tha Gonxhja në postimin në rrjetet sociale. Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe...