Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juljan Shehu nuk shënon gola “normal”, mesfushori kuqezi ngre “peshë” stadiumin me kryeveprën e tij (video)
9 Gusht 2025 21:47 Telesport Juljan Shehu është padyshim lojtari më në formë për momentin që ka Shqipëria. Mesfushori shqiptar është bërë sërish protagonist ditën e sotme, në sfidën mes ekipit të tij Widzew Lodz dhe Wisla Plock, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Ekstraklasa (elita) në Poloni. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi ishte pikërisht Juljan Shehu që barazoi shifrat me një supergol nga distanca, i dyti për të në 4 javë kampionat. SHIKOSUPERGOLINESHEHUT Pjesë e Widzew Lodz është edhe mesfushori tjetër shqiptar, Lindon Selhai, i transferuar këtë verë nga Rijeka, i cili vuri duart në kokë në momentin që “predha” e Shehut përfundoi në rrjetë. Rezultati momental është 1-1 dhe dy shqiptarët, janë...